Përfshihet nga flakët një servis në Kurbin, digjen goma dhe dy automjete

10:26, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të 48 vjeçarit, banues në Kurbin.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit  dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco