Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Vrasje, drogë dhe dhunë/ Arrestohen 5 shtetas të shpallur në kërkim në Tiranë

Vrasje, drogë dhe dhunë/ Arrestohen 5 shtetas të shpallur në kërkim në Tiranë

10:19, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i ndërmarrë nga Policia e Tiranës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve intensive në terren, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë ndaluar 5 shtetas të kërkuar, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B., 32 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Sipas hetimeve, më datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata me 5 vite burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan gjithashtu vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit, kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 muaj e 8 ditë burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco