Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka vijuar operacionin e koduar “Neonët 6”, duke ndaluar shtetasin H. M., 49 vjeç, për disa vepra penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, vjedhjen e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike, si dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit.
Shtetasi dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër person, A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese për kultivimin e kanabisit dhe përdorimin e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Gjatë kontrollit në banesën e H. M., u gjetën një pistoletë sportive pa numër, municion luftarak dhe një automjet, të cilat u sekuestruan.
Në një ngjarje tjetër, shtetasi V. S., 37 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, janë raportuar disa incidente të tjera, përfshirë një konflikt për borxh në lagjen Guerile dhe një zjarr në një automjet në Dobraç për shkak të një defekti në motor. Gjithashtu, një shtetas ka denoncuar vjedhjen e një arme gjahu dhe një shume parash nga banesa e tij në Shtoj të Ri, ndërkohë që ai ndodhej jashtë vendit.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, ndalohet një 49-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin H. M., 49 vjeç, për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., më datë 08.01.2025, u gjetë 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje:
• në lagjen Guerile, shtetasi E. D., 26 vjeç, është konfliktuar me shtetasin A. K., 24 vjeç, për një borxh të dhënë, një shumë monetare që nuk ia ka kthyer;
• në Dobraç, dyshohet se për shkak të një defekti në motor ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit V. Th., 24 vjeç. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
-Më datë 09.01.2026, ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 62 vjeç, se i kanë vjedhur një armë gjahu çifte, të cilën e kishte me leje, si dhe një shumë parash, në banesën e tij, në fshatin Shtoj i Ri, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë prej rreth dy muajsh në Gjermani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net