Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Kanabis, dhunë dhe aksidente, disa të arrestuar në Lezhë e Kurbin

Kanabis, dhunë dhe aksidente, disa të arrestuar në Lezhë e Kurbin

10:04, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Lezhë dhe Kurbin janë regjistruar disa ngjarje të rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, ku janë arrestuar shtetas të ndryshëm dhe janë nisur hetime për veprime të ndryshme.

Shtetasi M. Gj., 30 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabis. Në Kurbin, D. N., 46 vjeç, u procedua për kanosjen e një 49-vjeçari, ndërsa I. P., 20 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, u arrestuan për goditje të një 21-vjeçari, incidenti që u bë publik në rrjetet sociale. Po ashtu, A. Gj., 50 vjeç, u ndalua për shkak të një aksidenti që la të lënduar një pasagjere, ndërsa K. Sh., 26 vjeç, u arrestua pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe përdorte telefonin gjatë udhëtimit.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kurbin, ku ka rënë zjarr në një objekt biznesi, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Hetimet për shkakun e zjarrit janë ende në vijim.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-D. N., 46 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një shtetas 49-vjeçar;

-I. P., 20 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, banues në Kurbin, pasi për motive të dobëta kanë goditur një 21-vjeçar, veprim i cili është publikuar në rrjete sociale.


Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-A. Gj., 50 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin ka goditur automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja në këtë automjet, shtetasja F. M., 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën;

-K. Sh., 26 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin gjatë përdorimit të telefonit dhe duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit. Nga verifikimet rezultoi se kjo shtetase drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi leja i ishte hequr më parë.

Kurbin/Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të shtetasit K. Ll., 48 vjeç, banues në Kurbin.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit  dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco