Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

U kap me mbi 100 kg drogë, shqiptari befason agjentët italianë me vendin ku kishte fshehur lëndën narkotike

U kap me mbi 100 kg drogë, shqiptari befason agjentët italianë me vendin ku kishte fshehur lëndën narkotike

19:39, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë ditë më parë, policia italiane ndoqi dhe kapi një shqiptar që ishte përfshirë në një rrjet narko-trafiku të organizuar dhe që transportonte sasi të mëdha droge në rajonin e Teramos dhe Abruzzo.

33-vjeçari u kap fillimisht në makinën e tij, pas dyshimeve dhe ndjekjeve se posedonte lëndë narkotike, por ajo që do zbulonin më tej agjentët i la pa fjalë.

 Pasi kontrolluan shtëpinë e tij, brenda garazhit dhe gjithashtu në kopshtin e godinës, u gjetën sasi të konsiderueshme drogash të forta.

Mbi 100 kg kokainë, hashash, heroinë dhe lloje të tjera, gati për hedhjen e tyre në treg.

Konkretisht ishin mbi 70 kg hashash që u gjet e fshehur në garazh, afërsisht 30 kg kokainë e sistemuar nëpërmjet groposjes në kopsht dhe mbi 3 kg heroine.

Shqiptari jetonte prej vitesh ën zonën e Nereto, në një shtëpi private.

Një qendër e vërtetë droge u zbulua në shtëpinë e tij, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si depo mjetesh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi metalike (foto poshtë) të groposura në kopsht, raportojnë mediat italiane.

Sipas prokurorisë, droga ishte gati për t’u shitur palëve të treta. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë prerëse, peshore dhe peshore digjitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco