VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Malësinë e Krujës, bllokohet rruga Krujë-Qafështamë

10:47, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet në Malësinë e Krujës, ku në zonën e Parkut Kombëtar trashësia e dëborës ka arritur nga 25 deri në 30 centimetra.

Si pasojë e akullit dhe ngricave, rruga Krujë–Qafështamë, nga fshati Nuaj deri në Qafështamë, është e bllokuar plotësisht, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve. Për shkak të kësaj situate, disa fshatra të zonës kanë mbetur të izoluar.

Sipas informacioneve nga terreni, aktualisht nuk raportohet për probleme të tjera apo mungesë të energjisë elektrike. Megjithatë, në zonë nuk ndodhet asnjë mjet për pastrimin e dëborës dhe për ndërhyrje ndaj ngricave, çka e vështirëson më tej situatën për banorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco