Dëmtimet e rrugës/ Bllokohet aksi Leskovik - Përmet

Dëmtimet e rrugës/ Bllokohet aksi Leskovik - Përmet

10:46, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie.

Autoritetet lokale njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, e cila do të vijojë të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco