Lajmi i fundit

LIVE/ Hamburg - Tiranë: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Lumi Vjosë kërcënon fshatin Bishan, qytetari: Kam 200 krerë, të na informojnë të marrim masa

20:58, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Bishan ndodhen në shqetësim të madh, pasi lumi Vjosë ka arritur nivele alarmante dhe ka prekur argjinaturën, duke rrezikuar seriozisht tokat dhe bagëtinë e tyre.

Një prej banorëve, Fatjon Arapi, apelon për ndihmë dhe paralajmërim: “Duam paralajmërim nëse situata përkeqësohet. Kam 200 kokë dhé dhe 30 hektarë tokë, më bëhet dëm i papërballueshëm.”

Ndërkohë ministri Piro Vengu paralajmëron se, përmasat e rrezikut në grykëderdhjen e Vjosës janë të mëdha duke cilësuar se nata është dinamike dhe rreziku vijon të mbetet prezent.

Situata mbetet kritike, ndërsa banorët kërkojnë nga autoritetet masat e menjëhershme për mbrojtjen e argjinaturës dhe parandalimin e përmbytjeve. Syri TV do të vijojë të sjellë pamjet dhe zhvillimet më të fundit nga zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco