Dita e parë e vitit nisi me një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së 3 të rinjve në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe një vajzë është plagosur rëndë. Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e Klejdi Myftarit Anxhelo Ruçit dhe Martin Dulajt dhe plagosjen rëndë të Arsida Demiri,19 vjeçe e cila ishte e fejuara e Martinit.
Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”.
Mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjec dhe Anxhelo Ruci 28 vjec, vinte për në drejtim të Tepelenës. Ndërsa automjeti tjetër tio Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe po shkonte në Gjirokastër.
Kush janë viktimat?
Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor.
Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, i cili po udhëtonte me Klejdin.
Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Martin Dulaj, 25-vjeçari po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, ndërsa kjo e fundit shpëtoi nga aksidenti tragjik.
Rruga pa ndriçim
Policia ka nisur hetimet. Nga dyshimet e para shkak është shpejtësia tej normave të lejuara por ajo që vihet re është se ndriçimi dhe sinjalizimi rrugor mungon, ndonëse bëhet fjalë për një nga arteriet kryesore të qarkullimit të mjeteve në Jug të vendit.
Shpesh ky aks ka qenë burim aksidentesh, ndërsa masa konkrete nga autoritetet nuk janë konstatuar prej kohësh. Edhe në momentet e para pas aksidentit, rruga ka qenë totalisht në errësirë, dhe pavarësisht kufizimeve me trafikndarëse metalike apo muret mbajtëse të betonit, mbi to, mungon sinjalistika për të krijuar siguri tek përdoruesit e këtij aksi.
Automjetet tip Volsvagen dhe Mercedes benz janë dëmtuar totalisht, duke sjellë edhe pasojën fatale për 3 të rinj në ditën e parë të vitit. Policia njoftoi se po heton ngjarjen, që të përcaktojë shkaqet dhe rrethanat e saj.
© SYRI.net