Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në aksin rrugor “Kosmaç - Vau i Dejës” .
Aksidenti u shënua rreth orës 21:37. Makina sipas policisë drejtohej nga 17-vjeçari i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net