Ish-kryebashkiaku i Divjakës në GJKKO, Fredi Kokoneshi përballet me akuzat për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiaku i Divjakës në GJKKO, Fredi Kokoneshi përballet me akuzat për shpërdorim detyre

11:44, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të nisë seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre personave të tjerë të pandehur.

Kokoneshi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa bashkë me të janë nën hetim edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Sipas akuzës, Kokoneshi dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Divjakë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për dhënien me qira të disa pasurive të paluajtshme.

Pasuritë në fjalë janë përdorur për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës rezultonin të regjistruara si tokë bujqësore.

Hetimet kanë zbuluar se Bashkia Divjakë kishte lidhur dy kontrata për dhënien me qira të një sipërfaqeje prej rreth 67 hektarësh tokë, me qëllim realizimin e investimeve për ndërtimin e impianteve diellore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco