Turistja 30-vjeçare nga Finlanda, e cila u ndje keq gjatë një zhytjeje në zonën e spitalieres, ka ndërruar jetë sapo mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, e reja pësoi komplikacione serioze gjatë zhytjes. Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili është në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
© SYRI.net