Babai i Martin Canit: Rama qeshi me gjakun e djalit tim 14 vjeçar! S'lejoj ta përdorë për propagandë

10:40, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Babai i Martin Canit, djalolisht 14 vjeçar i cili u vra me thikë në shkollë dy vite më parë demaskon propagandën e kryeministrit Edi Rama dhe ngre zërin duke i kujtuar kryeministrit se: Nuk mund të luajë me gjakun e fëmijës së tij dhe as të bëjë politikë me gjakun e tij.

Ndërsa Rama vijon propagandën e Smart City, monitorimit me kamera sikur do të parandalojë ngjarjet e rënda , Ëngjëll Cani, i ftuar në studion e 'Kafe Shqeto' tregon se në shkollën ‘Fan Noli’ ishin kamerat por nëse shkolla do të kryente detyrën e saj Martini sot nuk do të ishte në varr por mund të luante futboll me shokët e tij.

“Sikur një SMS me tre fjali "hajde merre djalin në shkollë" dhe unë 5 minuta larg punën e kisha dhe kisha shkuar, kisha marrë djalin, e kisha dërguar në shtëpi dhe sot Martini mund të luante futboll me shokët e tij”

Familja Cani vijon të protestojë për siguri për jetën e fëmijëve dhe nuk do të reshtë ndërsa Ramës i kërkon të mos bëjë politikë me fëmijën e tij të vdekur

, Pse ai nuk kërkon që institucionet të mbyllin hetimet që ne i kemi dërguar për çështje penale?

Kryeministri e përdor politikisht..

Kryeministri doli me propagandën e vet që Ministrja e Arsimit mbrohet nga unë. Dhe në pjesën e parlamentit që u kërkua një minutë heshtje, ato qeshën. Ato qeshën me gjakun e një fëmije 14 vjeçar”

Intervista

 Ëngjëll Cani: Kjo që na ndodhi ne, mos t'i ndodhë kujt.

Flavio Qarri: A është një betejë ku ju po shihni drejtësi?

Ëngjëll Cani: Me dy rrethanat cilësuese që gjykata i ka vendosur, pothuajse ka vendosur drejtësi, pothuajse. Po ne prisnim edhe më shumë. Që të jemi të sinqertë me ju, ne prisnim edhe më shumë vite edhe më shumë. Domethënë të paktën nja 20 vite.

Flavio Qarri: Po ndërkohë a ka një sqarim shterues për rrethanat e ngjarjes?

Ëngjëll Cani: Po sepse matematika e gjykatës që mbledhin vitet, domethënë nuk është e saktë. Nuk është në numrat e saktë. Domethënë ashtu e mendon ajo dhe ashtu e vendos.

….

Flavio Qarri: Megjithatë, një tjetër aspekt që ka ngjarja e familjes tuaj zoti Cani, është fakti që që në momentin e parë ka pasur edhe një përmasë politike. Filloi me mbylljen e TikTok-ut, kaloi nga të qeshurat në Kuvend kur u kërkua një minutë heshtje dhe tani një tjetër projekt shumë miliardësh po përmendet sërish si argument...

Ëngjël Cani: Ne e faktuam që TikTok-u nuk ishte arsyeja, sepse djali ynë nuk kishte TikTok. E dyta... duhet thënë edhe kjo sepse çështja e Martinit u bë ndërkombëtare, u bë me protesta, me demonstrata dhe protestat u mbyllën, domethënë me ato koniunkturat e tyre e mbyllën shumë shpejt. Pavarësisht se ne si familje kemi vazhduar mbi 18 muaj që protestojmë, si mediatikisht, si edhe në rrugë edhe në protesta që kemi dalë.

Dhe e dyta, kjo ra poshtë e TikTok-ut.  Sepse TikTok-u hap përsëri dhe e thanë që e kemi bërë me filtra dhe po ta shohësh TikTok-un prapë tani është dalin domethënë ato që dalin.

Kjo e Smart City, Qyteti i Zgjuar.

Po të shikosh shkollat në Shqipëri nuk kanë tualete domethënë, nxënësit nuk kryejnë as nevojat. Tek pjesa e Martinit ka pasur kamera në shkollë. Domethënë është parë ngjarja qysh ditën e premte që kanë bërë sherr fëmijët dhe të hënën në oborrin e shkollës ne s'kemi pasur asnjë njoftim. Sikur një SMS me tre fjali "hajde merre djalin në shkollë" dhe unë 5 minuta larg punën e kisha dhe kisha shkuar, kisha marrë djalin, e kisha dërguar në shtëpi dhe sot Martini mund të luante futboll me shokët e tij.

Kjo e Smart City më pëlqeu me ironi mund ta them, që kryeministri nuk e di çfarë mendon. Atëherë makina e kryeministrit paska nisur 18 muaj te shtëpia ime që "aman çfarë hallit ". Besoj që s'i ha njeri mend, po kjo propaganda nuk më pëlqen fare Flavio, të jemi të sinqertë.

Pse ai nuk tha që institucionet e shëndetësisë nuk kanë as makinerinë e zemrës, mushkërisë... Pse Martinin nuk e çuan te Spitali i ‘Nënë Terezës’ që ishte dy minuta ajo zonja që unë e falënderoj, e dërgoi te Spitali i ‘Nënë Terezës’ dhe ata e morën e çuan një orë larg atje, me trafikun në orën 1 që ishte, e çuan te Trauma.

Te Trauma besoj se kanë vendosur një ligj ato, që i çojnë të gjithë te kjo Trauma. Ke zemër, ke mushkëri, ke çdo gjë, shko te Trauma. Pse ai nuk kërkon që institucionet të mbyllin hetimet që ne i kemi dërguar për çështje penale? Kjo të vjen edhe për të qarë edhe për të qeshur. Besoj që kryeministri e përdor politikisht... Unë politikisht s'kam punuar ndonjëherë me politikën fare, se kam punuar gjithmonë privat.

Flavio Qarri: Sigurisht.

Ëngëll Cani:  Edhe s'më ka interesuar, i njoh të majtas, të djathtas dhe përgjithësisht s'kam respekt... kjo është ndjenja ime personale.

Flavio Qarri: Çfarë do kishe dashur ti, nëse do kishim një kryeministër dhe një shtet normal, cilat do ishin masat që shpirtit tënd do i kishin dhënë paqe të marra nga shteti pas ngjarjes?

Ëngëll Cani:  Po sigurisht kryeministri doli me propagandën e vet që Ministrja e Arsimit mbrohet nga unë. Dhe në pjesën e parlamentit që u kërkua një minutë heshtje, ato qeshën. Ato qeshën me gjakun e një fëmije 14 vjeçar. Që ishte me ëndrra plot, ishte sportist, ishte një djalë që rrezatonte. Ai doli tha "të kam në mbrojtje ty, unë i mbroj këto".

 Dhe e përdori dhe politikisht. Shpirtit tim i ka ardhur gjithë Shqipëria. Jam krenar për djalin tim që ka qarë gjithë Shqipëria, kanë qenë socialistë dhe demokratë që më kanë vizituar dhe jam mirënjohës.

Po jo ta përdorësh politikisht emrin e djalit tim, të vësh kamera Smart City, dy satelitë sipër atje... këto s'më duken të logjikshme.

Image

Flavio Qarri: Ndërkohë ka pasur dhe një marrëdhënie jo të mirë me shkollën Fan Noli... Si është sot ajo?

Ëngëll Cani:  Po shkolla ‘Fan Noli’ ne patëm bërë një propozim për një stol. Që ta shprehim si dëshirë që Martini u rrit në atë shkollë, që t'i vihet emri ndonjë palestre ose shkolle. Por ne shkuam të martën dhe ato nuk e vendosën stolin dhe kemi shkuar të shtunën sepse fëmijët do ndjehen keq po ta vendosin të martën. Po kur u vra Martini ditën tjetër që vazhduan shkollën ato, nuk mbajtën asnjë përgjegjësi edhe vazhduan, nuk u ndjenë keq ata? Nuk është e dhimbshme kjo?

Flavio Qarri: Absolutisht.

Ëngëll Cani: Dhe ne kemi qarë aty si fëmijë se çfarë i bënte një stol? Martini ishte 14 vjeç me ëndrra.

Flavio Qarri: Sigurisht. Çfarë është shpresa juaj sot, cila është kërkesa apo apeli apo mesazhi publik që doni të bëni sot?

Ëngjëll Cani: Apeli është të kemi sa më siguri për fëmijët. Për të gjithë fëmijët shqiptarë se ne nuk kemi protestuar vetëm për fëmijën tonë, fëmijës tonë i dhamë dy metra dhe. Ia dha ajo neglizhenca e institucioneve, që ne e qajmë ditë për ditë. Të mbrohen fëmijët shqiptarë, ne kemi dalë për të gjithë. Kjo është krenari dhe kur dëgjojmë komente të ndjehesh keq se duhet me e pa pjesën jopolitike, duhet ta shohësh si prind. Ky është apeli jonë, të mbrohen fëmijët, të shkollohen. Jo të shkosh nëpër fshatra edhe s'ke fëmijë më, ne po shuhemi si komb. Kemi ngelur një milion e gjysmë. Një shtetar dhe një lider vlerësohet nga ajo çfarë bën për popullsinë e vet.

Flavio Qarri: I vlerësoj fjalët e tua Engjëll. Të falënderoj që ishe me mua në këtë mëngjes dhe sigurisht do shihemi sërish e uroj që ti të vazhdosh edhe aktivizmin tënd në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco