Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej nga një i mitur rreth 15 vjeç, shtetasi I.K., është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh.M.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve zyrtare, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar negativ, 0.00 mg/l.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej nga shtetasi I, K rreth 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh M.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi I.K, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.Testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar 0.00 mg/l.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net