Aksident në aksin Fier-Lushnje, makina përfundon në kanal, një person i plagosur

16:15, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kthesën e Vajkanit, në autostradën Fier-Lushnje. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia po kryen hetime për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco