Një 32-vjeçare ka kallëzuar pranë Policisë se dyshon që djali i saj është dhunuar nga edukatorja e kopshtit që ai frekuenton, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur më datë 19 dhjetor 2025.
Pas kallëzimit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë kryer menjëherë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike dhe marrjen e deklarimeve nga personat përkatës.
Sipas burimeve zyrtare, nga veprimet hetimore të kryera deri më tani nuk janë konstatuar veprime të paligjshme nga ana e edukatores së kopshtit.
Megjithatë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të kryejë vlerësimin e mëtejshëm të rastit për të përcaktuar nëse do të ketë ose jo hapa të tjerë ligjorë.
© SYRI.net