Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

12:48, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një fëmijë i mitur rreth 8-vjeç, është sulmuar nga një tufë qensh endacakë në shëtitoren “Taulantia” të qytetit.

Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në shëtitore së bashku me familjarët, kur është rrethuar dhe kafshuar nga qentë, duke përjetuar momente paniku.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën serioze dhe të përsëritur të qenve endacakë, të cilët shihen çdo ditë në shëtitore, rrugë, lagje dhe pranë institucioneve publike, duke përbërë rrezik të vazhdueshëm për fëmijët dhe kalimtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco