EMRI/ FOTO/ ‘Audi’ përfundon në kanal, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

EMRI/ FOTO/ ‘Audi’ përfundon në kanal, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

09:54, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 42-vjeçar shqiptar vdiq tragjikisht në një aksident që ndodhi të shtunën e kaluar në mbrëmje në Itali.

Agron Radici, me origjinë shqiptare dhe banor i qytetit të vogël në zonën e Vastos, po drejtonte makinën e tij Audi A4.

Për arsye që aktualisht janë duke u hetuar, automjeti përfundoi në një kanal kullues uji.

Agron Radici u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq. Karabinierët po hetojnë aksidentin dhe po përpiqen të gjejnë ndonjë dëshmitar.

Aktualisht nuk dihet nëse sëmundja apo ndonjë faktor tjetër shkaktoi aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco