I kërkuar nga drejtësia spanjolle për drogë, 37-vjeçari arrestohet në Tiranë

I kërkuar nga drejtësia spanjolle për drogë, 37-vjeçari arrestohet në Tiranë

08:38, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 76”. Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi u bë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në pranga ra shtetasi Gj. C., alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kërkohej nga Gjykata e Malagës në Spanjë. Kjo gjykatë, me vendim të datës 14 nëntor 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari do të ekstradohet drejt Spanjës, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po kryen procedurat ligjore për dorëzimin e tij te autoritetet spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco