Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen 13 në zonën e plazhit.
Shtetasi me inicialet F.S, 45 vjeç, banues në Tiranë, ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit dhe paraqitet në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se shkak për plagosjen të jetë një konflikt mes 45-vjeçarit dhe disa persona, ende të paidentifikuar.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net