Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Tentoi të vriste Mariglen Jatën, arrestohet 36 vjeçari, pranga edhe 2 bashkëpunëtorëve të tij

Tentoi të vriste Mariglen Jatën, arrestohet 36 vjeçari, pranga edhe 2 bashkëpunëtorëve të tij

11:52, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Ramadan Citaku” më 23 nëntor 2025, ku shtetasi Mariglen Jata, 40 vjeç u qëllua me armë zjarri për motive të dobëta.

Pas një ndjekjeje intensive, policia njofton sot se u lokalizuan dhe u ndaluan autorët e dyshuar të krimit: F. F., 36 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, dhe I. L., 32 vjeç, që dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej. Në flagrancë u arrestua edhe M. N., 30 vjeç, për përkrahje ndaj krimit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Lexo edhe:  EMRI/ Plagoset në Tiranë 40-vjeçari. Detajet e atentatit të së dielës

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:
-F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
-I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco