Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

EMRI/ Plagoset në Tiranë 40-vjeçari. Detajet e atentatit të së dielës

EMRI/ Plagoset në Tiranë 40-vjeçari. Detajet e atentatit të së dielës

08:19, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë janë shënuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20, njofton Policia.

Marilen Jata rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Ai ka marrë një plumb në këmbë.

40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco