Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

12:35, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI.

Gazetari i Syri Tv , Fatjoin Gjinaj informon se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

“Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e KSHI Mirilda Karçanaj dhe zv drejtoreshën Hava Delibashin.

Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin.

Ndalim për të dalë jashtë vendit është firmosur dhe për Andis Papa, Gwzim Hoxha, Rogers Rryta

8 masat e SPAK
Arrest në burg Ergys Agasin
Arrest në burg Ermal Beqirin
Arrest në shtëpi Mirilda Karçanaj
Arrest në shtëpi Hava Delibashi 
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit  Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Cilat janë akuzat?

 Veprat penale të dyshuara nga SPAK për të cilat u firmosën masat e sigurisë janë:

Për veprat penale të "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës".
"Heqja e paligjshme e lirisë", e kryer në formën e veçanta të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe "Grupi i strukturuar kriminal",
"Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" të parashikuara nga nenet, 258/2, 110, 170/b c 28/4 dhc 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco