VIDEO/ Nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh, vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin dhe e dhunojnë

22:05, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një javë më parë emisioni ‘Piranjat’ solli historinë e një nëne të re e cila prej 7 vitesh endej dyerve të institucioneve pasi nuk mund të merrte djalin e saj të mbajtur peng nga gjyshërit e të vogli Hamit dhe Evladije Hoxha. 

Afërdita është një 25 vjeçare nga Dibra,ky konflikt absurd, do të niste pas një tragjedie që i mori jetën bashkëshortit të saj në vitin2018, ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e Afërditës, asokohe 17 vjeçare dhe nënë e një foshnjeje 6 muajshe. Pas vrasjes së burrit, ajo vendoset përpara një kushti aspak normal, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë shumë të re në moshë. Ose duhej të qëndronte në shtëpinë e burrit bashkë me djalin e saj ose bashkë me djalin nuk ikte nga shtëpia. 

Kuptohet që përgjigja e nuses së re, është jo, refuzim që shkakton debate gati në përplasje fizike mes vjehrrit dhe babait të saj. Në kushtet e një refuzimi të vazhdueshëm, që rrezikon të cenojë raportin e nënës me të voglin, Afërdita vendos të ndërmarrë hapat ligjorë, për të vënë në vend një të drejtë të mohuar me dhunë.

Këto ecejake të Afërditës për 7 vite me radhë, duhej të kishin një fund të lumtur pas vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit dhe refuzimi i dy të moshuarve për të dorëzuar fëmijën, do të merrte fund me ndërhyrjen e përmbarimit dhe të policisë, por gjërat nuk kanë shkuar aspak sipas këtij skenari. 

Sepse për mbi 26 herë, dy të moshuarit, jo vetëm kanë refuzuar t’ia kthejnë fëmijën 7vjeçar nënës, por e kanë penguar këtë të fundit ta takojë të voglin e saj, madje duke demonstruar arrogancë përballë institucioneve.

Në kushtet e një përplasjeje të vazhdueshme, dhe këmbënguljes së gjyshit për të moszbatuar një vendim gjykate, gazetarët u munduan ta bindin këtë të fundit, që të paktën momentalisht, të lejonte nënën të takohej me fëmijën. Dhe një premtim e morë, që Afërdita një ditë do ta takonte djalin në lulishten e qytetit. Më në fund, një lajm i mirë për Afërditën.

Por përveçse nuk e mbajti fjalën, duke i shtrënguar gazetares dorën si burrat, Hamiti kërkon të ruajë privatësinë e nipit që mban peng. E nga kush?

Nga nëna.

Ndërsa ai për të disatën herë demonstron arrogancë ndaj kujtdo që kërkon të ndërhyjë, gazetarët vendosin të vëmë në lëvizje institucionet për të bërë të mundur takimin e nënës me fëmijën e saj. Që në fakt do të duhej të ishin angazhuar pa patur aspak nevojë për ndërhyrjen e mediave. 

Përmbaruesi Artan Sima thotë që më parë duhet të flasin me shefin e krimeve të komisariat Mat i cili duket se nuk ka ndonjë dëshirë të merret me gjëra kaq të vogla sa marrja peng e një fëmije.

Pas komunikimit të gazetarëve më shefin e krimeve, ky i fundit nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk ka asnjë vullnet për të zgjidhur këtë situatë, pavarësisht se nëna e fëmijës është aty, vetëm gjysmë metri larg.

Sidoqoftë, fjalët e Piranjave përpara dyerve të komisariatit nuk ranë në vesh të shurdhër, sepse pak minuta më vonë, Afërdita thirret në zyrat e komisariatit për të depozituar kallëzim që është i disati ndaj ish-vjehrrit.

Orët kalojnë, dhe tashmë ka rënë mbrëmja, ndërkohë që nëna bashkë me gazetarët ende presin planin masave që do të ndërmarrin forcat e policisë së Burrelit, ndaj familjes Hoxha që mbajnë peng nipin në kundërshtim me ligjin. Por pak çaste më vonë, një furgon policie del nga komisariati, duke u rikthyer pas 30 minutash bashkë me gjysh Hamitin. Pavarësisht shoqërimit që iu bë Hamitit në polici, gjërat mbetën aty, të pazgjidhura, me nënën që kaloi gjithë ditën në dyert e komisariatit pa mundur ta takojë djalin e saj.

Ditë më vonë më 31 korrik 2025, që përkon me ditën kur pritet të bëhet ekzekutimi i radhës. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, janë mbledhur në sallën e pallatit të kulturës, ku pritet që nëna të takojë djalin e saj pas plot 6 muajsh. Që në momentin e parë, fëmija shfaq shenja pasigurie, që më pas kthehet në refuzim ndaj nënës. Për më tepër, pranë tij qëndron gjatë gjithë kohës gjyshja, e cila nuk e lëshon për asnjë çast. Kjo marrëdhënie e tensionuar e djalin me nënën, sipas relacioneve është e pilotuar nga gjyshërit, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa kontrollojnë edhe atë takim disaminutësh, duke minuar raportin e shenjtë nënë-fëmijë.

Por ky raport nuk ka qenë i tillë më përpara dhe këtë e tregojnë më së miri fotot e shumta që nëna bënte bashkë me djalin, gjatë atyre momenteve kur i jepej e drejta nga ish vjehrri për ta takuar.

Por le të rikthehemi pak tek takimi i shumëpritur që nuk nisi ashtu si Afërdita e priste.

Prezenca e Hamitit në atë sallë është tërësisht e jashtëligjshme dhe detyrimisht ndikon në gjendjen emocionale të fëmijës. Po ashtu edhe prania e avokates përfaqësuese të familjes Hoxha, që nuk kuptohet se për çfarë arsyeje është lejuar në një moment aq të rëndësishëm për  nënën dhe fëmijën.

Ndërsa nëna tenton t’i afrohet fëmijës, gjyshja e mban shtrënguar, pa i lënë aspak hapësirë Afërditës të komunikojë me të.

Gjatë gjithë kësaj përballjeje, ish-vjehrra e Afërditës tregohet tepër indiferente ndaj kësaj të fundit, duke mos ia hedhur asnjëherë sytë, por pa harruar për asnjë moment të mbajë shtrënguar nipin. Imagjinohet lehtë se sa ka punuar kjo gjyshe për të armiqësuar nënën me djalin.
Në të vërtetë gjyshja i ka folur fëmijës për një nënë, e cila nuk është Afërdita por nusja e djalit të madh të kësaj familjeje, fakt që është evidentuar edhe në njërin nga raportet e  psikologes duke thënë se: “Palët e paditura nuk janë koshiente për rëndësinë e nënës biologjike në jetën e fëmijës. Nuk shikojnë problem as faktin që fëmija njeh dhe quan nënë nusen e xhaxhait”.

Në tentativa të shumta të psikologes për të afruar palët në të mirë të fëmijës, bie në sy indiferenca totale e Romina Kurtit, përfaqësuese e shërbimit social në bashkinë e Matit. Nga pamja duket se është krejt rastësisht aty dhe nuk ka aspak lidhje me çfarë po ndodh, edhe pse detyra e saj është të ndihmojë në krijimin e urave të komunikimit mes fëmijës dhe nënës.

Ndërkohë minutat kalojnë pa asnjë rezultat. 

Nëna ende nuk ka mundur t’i afrohet djalit të saj, i cili vazhdon t’i qëndrojë në distancë kur nëna dhe psikologia përpiqen ta marrin fëmijën me të mirë, mes tyre hyn ish vjehrri, i cili shërben si katalizator për të voglin dhe në pak kohë, salla kthehet në një arenë dhune. E gjitha ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë dhe të shërbimit social të bashkisë Mat të cilët të gjithë në mënyrën e tyre kanë dhënë një dorë për prishjen e procesit.

Ndërkohë që gazetarët futen në sallë asnjë nga punonjësit nuk ndërhyjnë. Në fakt kjo është fytyra e shtetit që rri duarkryq përballë ulërimës së një nëne për të marrë në prehër djalin e saj.

Çfarë mund të thuhet për një person, që pa asnjë shkak urren ish-nusen e shtëpisë, deri në atë pikë sa i mohon fëmijën?Çfarë mund të thuhet për një individ të tillë që i bën sfidë organeve ligjzbatuese, edhe pse ka dy vendime gjykate që e urdhërojnë për ta kthyer djalin tek nëna? 

Po Policia e Shtetit që bën sehir sa herë ky shkelës serial i ligjit bën shou në seancat e parashikuara për ekzekutim vendimi?

Por ky nuk është veprimi i vetëm në shkelje të ligjit, si nga gyshi dhe gjyshja e djalit të vogël por edhe nga punonjësit shtetëror sepse me sa duket me një aksion të mirëmenduar, punonjësit e policisë së komisariatit të Matit, kanë vijuar me paligjshmërinë në dëm të procesit për të cilin ishin vënë në dispozicion. 

Por pavarësisht se nga përmbaruesi është kërkuar shoqërimi për në komisariat, policët kanë bërë sikur po e zbatojnë këtë urdhër, dhe pak minuta më vonë Hamiti është rikthyer duke na bërë të dyshojmë seriozisht për një bashkëpunim të tij me drejtuesit e policisë së Matit. /Piranjat - Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco