Detaji që s'u pa nga atentati në Rinas, momenti kur ekzekutorit i rrëshkiti këmba

18:35, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri ka siguruar pamjet e atentatit mafizo që i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë mikun e tij Muçi Shaliani, agjent i AMP-së mesditën e 11 nentorit 2025.

Në ekzekutimin mafioz 3 janë ekzekutorët që zbresin nga automjeti i autorëve ‘Toyota Yaris’ ndërsa njëri prej tyre është më aktivi në qitjet me kallashnikov.

Pasi arritën ta ndalojnë me të shtëna makinën, ku në dukje shoferi për shkak të plumbave humbet kontrrollin, një prej ekzekutorëve duket më aktivi. Ai afrohet tek dera e përparme e Benzit dhe qëllon nga xhami anësor.

Para këtij momenti diçka nuk shkon me armën e tij, ia dorëzon bashkëpunëtorit tjetër që gjithashtu shihet duke qëlluar, dhe merr armën rezervë për tu rikthyer tek shënjestra.

Pasi kryen ekzekutimin, ekzekutori tërhiqet dhe vrapon të shkojë në Toyota, ndërkohë që shoku i tij qëllon edhe një herë drejt Benzit. Ekzekutori teksa ulet të marrë karikatorin që ka hedhur në lulishte ai rrëshket. Është shoku i tij që e ndihmon dhe bashkë futen në Toyota që e priste përmes derës së pasme të pasagjerit, dhe pa e mbyllur ende, largohen me shpejtësi. /Syri/.net/

Lexo dhe:
 Pamje të tmerrshme: Syri siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisë së lartë

VIDEO/ Atentati në Rinas, tmerri që përjetuan qytetarët mes breshërive të kallashnikovëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco