Kol Balla del nga SPAK i tronditur! Ngatërron derën dhe mbyll gojën para gazetarëve

15:17, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ky është momenti kur gazetari Sokol Balla, njëherësh drejtor informacioni i ABC News del nga selia e SPAK pas një qëndrimi prej 2 orë e 30 minuta.

I hutuar  pas seancës së marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ai në dalje  ka  ngatërruar dhe deren kryesore të SPAK , teksa refuzoi të jepte një prononcim për koleget e tij  të terrenit që e prisnin jashtë selisë së SPAK

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne gazetari Sokol Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime.

Balla, është ish-bashkëshorti i zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe burime nga SPAK bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje lidhet pikërisht me këtë hetim.

Thirrja e gazetarit është bërë nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi, i cili në të njëjtën ditë, bashkë me dy kolegët e tij Klodian Braho e Dorina Bejko  ishte dhe në në kuvend, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve  për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që i hap rrugë arrestimit të saj.

Prokurori Dritan Prençi hetoi dhe mori të pandehur Ballukun, ish-bashkëshorten e Sokol Ballës.

Dyshimet janë se mes dy ish-bashkëshortëve kanë vijuar marrëdhëniet jo vetëm familjare, por gazetari Balla mund të ketë përfituar prej saj.

SPAK prej kohësh ka nisur ndaj Belinda Ballukut edhe një hetim pasurie, ccka dyshohet se në këto përfitime e transaksione financiare mund të jetë i përfshirë edhe gazetari Sokol Balla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco