Atentatori me uniformë zbriti nga makina dhe qëlloi. Dinamika e ekzekutimit mafioz në Rinas

17:13, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku dy persona, të identifikuar si Gilman Do Dani dhe Muçi Shaliani Sheqeri, kanë mbetur të vrarë brenda automjetit të tyre tip Mercedes-Benz. Ngjarja, e cila ka të gjitha tiparet e një ekzekutimi mafioz, është kapur nga kamerat e sigurisë. 

Gazetari i Syri TV  Klajdi Bodlli ka parë videon si ka ndodhur atentati mafioz, rreth orës 14:20 minuta, (11 nentor), në Aeroportin e Rinasit. ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij punonjësi i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Në momentin kur Mercedes-Clas i Gilamndo Danit, afrohet rreth rrotullimit të Rinasit dëgjohyen të shtëna nga një automjet Toyota, blu i errët.

Një personi maskuar, me një veshje ngjyrë blu që ngjante me uniformë policie zbret nga dera e pasagjerit e makinës dhe i afrohet Mercedez Benzit, e pasi hap derën e pasagjerit qëllon disa herë.

Raportimi i Klajdi Bodllit

Nga ajo çfarë shihet në video mjeti tip Mercedes-Clas i Gilamndo Danit, afrohet rreth rrotullimit të Rinasit, ndërkohë të shtënat nisin nga një automjet Toyota, blu i errët. Në video dëgjohen të shtëna.

Disa sekonda më pas Benzi ngjyrë e bardhë, ndalon pak sekonda dhe më pas rrotullohet dhe ndalon tek vijat e bardha të rrethrrotullimit të Rinasit, ku më pas shihet një person me derën e hapur, i cili duket pa shenja jete.

Pikërisht në atë pozicion, ndalon edhe mjeti tip C-Class.

Ndërkohë brenda hapësirës së rrethrrotullimit, ndalon mjeti tip Toyota i autorit, i cili zbret nga dera e pasagjerit të këtij mjeti dhe, me shumë mundësi, ka një tjetër shofer brenda. Ai i afrohet Mercedesit tip C-Class, hap derën e pasagjerit dhe qëllon disa herë me armë zjarri.

Në këtë moment, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) i kundërpërgjigjen autorit të vrasjes, duke qëlluar. Duket tymi i armëve që del nga mjeti C-Class.

 Autori, i maskuar dhe me një veshje që ngjante me uniformë policie, largohet dhe hipën në mjetin tip Toyota, i cili menjëherë merr rrugën drejt Fushë-Krujës, duke ndjekur rrugën Vorë-Fushë-Krujë. Më pas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halilaj nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit.

Në makinë policia ka gjetur 4 armë zjarri, por  në fillim policia nuk është afruar për shkak se plumbat vazhdonin të plasnin nga zjarri i mjetit. Nga pamjet e videos duket qartë e gjithë dinamika e ngjarjes: të paktën një autor ka zbritur nga mjeti tip Toyota dhe një tjetër ka qëndruar në vend.

Dëgjohen të shtënat që kanë nisur para se mjeti tip Mercedes C-Class të ndalte tek vijat e bardha të rrethrrotullimit. Mjeti afrohet, ndalet dhe autori i maskuar, me një veshje ngjyrë blu që ngjante me uniformë policie, hap derën e mjetit tip C-Class dhe qëllon disa herë drejt Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit (Sheqeri). Ata i kundërpërgjigjen. Ende nuk dihet nëse autori ka mbetur i plagosur, por ai largohet duke u përkulur, hipën në Toyota dhe largohet drejt rrugës Vorë-Fushë-Krujë.

Autorët janë ndihmuar nga fatin, pasi në ato momente trafiku ishte normal dhe nuk kishte bllokime në rrethrrotullimin e Rinasit. Mjeti tip C-Class ndaloi për shkak të të shtënave, ndërsa mjeti tip Toyota ndaloi në krahun tjetër dhe autori zbriti për të qëlluar. Nga pamjet nuk dallohen të gjitha detajet e ndjekjes, por duket se Toyota i ka ndjekur viktimat deri tek rrethrrotullimi, ku një prej autorëve zbriti dhe qëlloi me armë zjarri.

Nga të dhënat që kemi mësuar më herët, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) kishin dalë më 7 nëntor nga Shqipëria dhe u kthyen sot, duke parkuar mjetin në parkingun e aeroportit të Rinasit. Autorët duket se kanë pasur dijeni mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur nga distanca, duke qëlluar me breshëri automatikësh, dyshohet Kallashnikov.

Pamjet tregojnë qartë dinamikën e ngjarjes, momentet e të shtënave, reagimin e viktimave dhe largimin e autorëve. Policia ka gjetur më pas mjetin tip Toyota të djegur në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës, ku dyshohet se mund të ketë prova që lidhen me atentatin.

Image

Foto: Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli duke raportuar për atentatin në Rinas, 11 nentor 2025

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco