Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata e Tiranës lë në burg Elvis e Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata e Tiranës lë në burg Elvis e Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj

09:31, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhoma e Penale e Gjykatës së Tiranës lë në burg Elvis e Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj. Të tre u arrestuan për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës në 6 tetor 2025.

Prokuroria u përfaqësua nga drejtuesi i prokurorisë Arenc Cela, ndërsa gjyqtarja që mori vendim ishte Marinela Osmani.

Për çfarë akuzohen?

Elvis Shkambi, 30 vjeç, Autori i vrasjes së gjyqtarit dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përballet me tre akuza: vrasje e funksionarëve publikë, vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër palëve të përfshira kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve.

Për Gjon Shkambi, prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të veprës penale që i referoi policia, e cila e akuzonte edhe atë për vrasjen e gjyqtarit. Organi i akuzës dyshon se Gjoni kishte dijeni vetëm planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në gjyq dhe se ka pasur rolin e nxitësit në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën e pretenduar prej tij në Shkodër.

Ai akuzohet për 'vrasje në rrethana të tjerë cilesuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Roja  i sigurisë, Banush Koxhaj, akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, ai nuk ka reaguar edhe pse detektorët sinjalizuan praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës. Ai nuk ka kryer kontroll fizik ndaj tyre dhe as nuk ka bërë regjistrimin në librin e protokollit, ashtu siç është detyrim për çdo qytetar që hyn dhe del në institucion. Ai akuzohet për 'shpërdorim detyre'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco