Vrasja e Astrit Kalasë, KLGJ hap dyer për homazhe! Sot ceremoni për Gjyqtarin e Apelit Tiranë Gjyqtari i vrarë Astrit Kalaja

Vrasja e Astrit Kalasë, KLGJ hap dyer për homazhe! Sot ceremoni për Gjyqtarin e Apelit Tiranë

08:27, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno- Syri

Sot Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të organziojë homazheve për nder të Astrit Kalasë, gjyqtari i cili u vra në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë sapo dha vendimin.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se KLGJ, ka planifikuar një ceremoni homazhi, ku trupi i pajetë i gjyqtarit Kalaja do të qëndrojë për disa orë në hollin e godinës së Pallatit ë Kongreseve, ku figura të drejtësisë Shqiptare, njerëz të politikës, faktori diplomatik të shprehin ngushëllime.

Rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është precedent i vetëm në botë. Në asnjë vend të globit nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit, teksa relaton ccështjen.

Situata tejet e rëndë e zhvilluar die në ambjentet e Gjykatës së Apelit Tiranë, pritet që në ditët në vijim Këshilli i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të marrin disa masa për ritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Vrasja e Astrit Kalasë, ndodhi nga Elvis Shkambi i cili ishte futur në ambjentet e gjykatës së Apelit me armë. Ai hapi zjarr ndaj gjyqtarit sapo ai lexoi vendimin për rrëzimin e kërkesës të bërë nga familja Shkambi, që kundërshtonte veprimet përmbarimore.

E gjitha ndodhi për një godinë tre katëshe në Shkodër, që dikur në sistemin komunist shërbente si shkolla e rezervave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco