Sherri në Spille mes dy familjeve, 2 të arrestuar për dy të plagosur

Sherri në Spille mes dy familjeve, 2 të arrestuar për dy të plagosur

11:51, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar dy persona si autorë të sherrit të ndodhur në lagjen nr 15 në Spitallë më 7 shtator.

Të arrestuar janë Rodriko Elezi dhe Aldo Dubraku. Gjatë ditës së djeshme janë konfliktuar pjeëtarët e dy familjeve nga ku mbetën të plagosur 2 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: 

R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).  

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.        

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco