Shpërthen rrjeti i ri i ujësjellësit pranë spitalit në Elbasan, uji del si shatërvan. Shikoni pamjet

19:08, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shpërthejnë sërish tubacionet e reja të ujit të pijshëm të shtruara nga ujësjellës kanalizime pranë rreth rrotullimit të spitalit rajonal të Elbasanit.

Pamjet e siguara nga Syri.Tv pasditen e sotme tregojnë si uji shpërthen si shatërvan duke krijuar një situatë problematike dhe tepër shqetësuese për banorët e lagjes "Haxhia' 

Shpërthimi i tubave ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe vijon të jetë porblematike ndërsa nuk ka mbërritur asnjë punonjës i Ujësjellës kanalizimeve për të ndërhyrë

Kjo është hera e tretë që tubacionet e reja që furnizojnë zonën me ujë të pijshëm shpërthejnë.

Situata ka krijuar panik tek banoret të cilët edhe më parë e kanë shprehur këtë shqetësim në institucionet përkatëse por dhe në media. Edhe Syri Tv e ka trajtuar disa herë këtë problematikë, informon gazetarja e Syri Tv, Margarita Mëhillka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco