Lokali i këngëtarit Zef Beka është dëmtuar për shkak të flakët mesditën e sotme në superstradën Lezhe-Milot.
Dy zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët. Ndërkohë flakët e fuqishme po djegin dhe një sipërfaqe me shkurre e fera pranë zonës së banuar në anë të superstradës Lezhë – Milot.
Në orën 14:40 ministria e Mbrojtjes informoi se vatra e zjarrit e rënë në një objekt biznesi në krahë të segmentit Laç-Lezhë është vënë nën kontroll ,dhe po punohet për fikjen e plotë të saj.
© SYRI.net