SYRI TV/ Elbasan, probleme me ujin e pijshëm, ankohen banorët e lagjes ‘brigada 17’

14:47, 09/05/2024
A+ Aa A-

Banorët e lagjes “Brigada 17” në Elbasan ankohen se prej një viti nuk kanë ujë të pijshëm. Ata thonë se uji ka shumë klor, ndërsa afrimi i stinës së verës ka sjellë edhe reduktim të orareve të furnizimit me ujë.

Syri tv

Prej gati nje viti banoret në lagjen ‘Brigada 17’ në rrugën Xhafer Hakani në Elbasan vuajnë mungesën e ujit te pijshëm.

Sipas tyre uji që vjen në çezma ka prani të dallueshme të klorit. Në pamundësi për të patur ujin, banorët shprehen se çdo ditë detyrohen të blejnë ujin e pijshëm

Por ky nuk është i vetmi problem. Afrimi i stinës së verës, ka sjellë për pasojë edhe reduktimin e orareve të furnizimit me ujë.

Të pyetur jashtë kameras zyrtarë të ujesjellës kanalizimeve Elbasan shprehen se janë duke punuar për përmirësimin e rrjetit në të gjithë qytetin e se reduktimi i orareve të ujit mund të vijojë deri në përfundim të punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco