Hapet telefoni i Erdgys Arrazit, kishte foto të së dashurës me fëmijët e tij

Hapet telefoni i Erdgys Arrazit, kishte foto të së dashurës me fëmijët e tij

14:13, 09/05/2024
A+ Aa A-

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç. Zbulohet se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë.

Sipas mediave në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

Sipas familjarëve, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco