'Jam Taulant Balla'/ Mashtronte biznesmenët, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen për Florian Gjergjin

'Jam Taulant Balla'/ Mashtronte biznesmenët, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen për Florian Gjergjin

13:13, 09/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata penale e Tiranës kaloi për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.

Ai do të gjykohet në mungesë ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm që iu kërkonte shuma monetare në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtorë apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit më të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi, iu morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco