Detaje - Operacion antidrogë në Itali/  8 të arrestuar janë shqiptarë

Detaje - Operacion antidrogë në Itali/ 8 të arrestuar janë shqiptarë

13:06, 07/05/2024
A+ Aa A-

Një mega operacion antidrogë është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në territorin e provincës së Trentos e Bolzanos.

Shkatërrohen dy grupe narkotrafikantësh.

Syri TV zbardhi se 8 të arrestuar janë shtetas shqiptarë.

Mes të arrestuarve dhe portugezë, marokenë e tunizianë.

 Me urdhër të Prokurorisë së Trentos e të Drejtorisë Provinciale të Antimafias janë ekzekutuar 38 masa ndalimi, 27 në burg, 11 me detyrim paraqitje.

Është sekuestruar sasi droge e tipit, kokainë, heroinë, marijuanë e hashash me vlerë fitimi në treg rreth 10 milionë euro.

Arrestimet janë kryer në Trento, Torino, Milano, Bergamo, Brescia, Bolzano, Verona, Pavia, Cremona e Livorno

Droga trafikohej përmes automjeteve të modifikuara të parkuara në parkime publike e që përdoreshin për shpërndarjen e saj në rrjetin e korrierëve të shumtë që furnizonin klientët.

Magazinimi, konfeksionimi e dozimi i drogës bëhej në apartamente të marra me qera  në qendrat historike të Trento e Rovereto.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më dhjetor të 2021 e falë sinjalizimeve të Policisë gjyqësore që mbante të monitoruar disa anëtarë të dy grupimeve narkotrafikantësh me precedentë penalë e lidhjet mes tyre kishin dokumentuar bashkëpunimin mes tyre.

Në flagrancë janë arrestuar 19 persona e janë sekuestruar 20 kg kokainë, 5 kg heroinë, 49 kg hashash, 12 kg lëndë përzierëse për dozimin e drogës, 110 000 euro cash, një armë zjarri.

Skuadrat e hetimit kanë dokumentuar se me 1 kg kokainë, dy grupet kriminale përgatisnin për shitje 3 kg të tjera kokainë për treg, Nga 1 kg e kësaj të fundit përgatisnin 5000 doza kokainë.

Është llogaritur që fitimi i shitjes së drogës për dy organizimet kriminale shkonte rreth 10 milionë euro.

Në megaoperacionin e mëngjesit morën pjesë 100 forca të Guardia di Finanza, forcat speciale antidrogë nën koordinimin e Prokurirsë së Trentos. /Alba Kepi/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco