Familja iu mbyt në Bunë/ Me kapuç në kokë, shfaqja e parë në publik e babait që përfundoi pas hekurave

12:40, 07/05/2024
A+ Aa A-

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Erdgys Arrazi del nga furgoni i policisë dhe shkon në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duket se i riu ka menduar për gjithçka, pasi veshur mban një bluzë sportive me kapuç, për t’iu shmangur fokusit të medias, ndërsa del nga furgoni me kokën e ulur.

Togat e zeza do t’i komunikojnë sot masën e sigurisë të riut, i cili akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij të mitur, që u mbytën në Bunë.

Sot u gjet djali i tij 3-vjeçar, ndërsa dje dhe pardje vajzat, ndërsa vijojnë kërkimet për trupin e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco