'Polici' që merrej me eskorta, 10 adresa ‘fake’ Instagrami për takimet në hotel

'Polici' që merrej me eskorta, 10 adresa ‘fake’ Instagrami për takimet në hotel

10:58, 30/04/2024
A+ Aa A-

27-vjeçari Ajet Salla, i cili u arrestua nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përveçse prezantohej si punonjës policie dhe u merrte para vajzave “eskorta”, rezulton i përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit.

Salla kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash.

Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi.

Pasi linte takimin në hotel, ai dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët.

27-vjeçari u ndalua pasi prezantohej si polic dhe merrte shuma parash nga eskortat me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do t’i arrestonte për prostitucion.

Gjatë arrestimit, AMP i ka gjetur të riut një stemë policie./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco