SYRI TV/ E pazakontë në gjyqin ndaj Edison Memollës, dëshmitarja paraqitet me 2 fëmijët e mitur

21:07, 24/04/2024
A+ Aa A-

Procesi ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla i pandehur për krime zgjedhore u shoqërua me një skenë të pazakontë në dyert e gjykatës. Hatixhe Daja që regjistroi Memollën teksa ky i fundit i premtoi shlyerjen e debisë së energjisë në këmbim të votës, flet për herë të parë. Teksa dëshmonte në gjyq, djali 10 vjeç kujdesej në dyert e GJKKO për të vëllanë vetëm 6 muajsh për mbi 2 orë. Hatixhe Daja kërkon ndihmë për tu larguar nga Rrogozhina.

Nga Syri TV

Nëse siguron prova që çojnë drejt fajësimit një kryebashkiak socialist, qytetari i thjesht mund të përfundojë kështu.

Kjo është pamja e pazakontë dhe e dhimbshme njëherësh në dyert e Gjykatës së Posaçme. Pavarësisht se drejtësia duhet të jetë sidomos humane, nga padijenia ose neglizhenca, për më shumë se 2 orë, teksa zhvillohej seanca me të pandehur për krime zgjedhore Edison Memollën, kryebashkiak i Rrogozhinës, la Malvin 10 vjeç të kujdesej për të vëllanë 6 muajsh Briamin, teksa e ëma dëshmonte në gjyq.

Nëna e tyre Hatixhe Daja thotë se ka vendosur të dal me zë e figurë, pavarësisht se është një dëshmitare e mbrojtur. Ajo regjistroi një bisedë në prag të zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, ku kandidati socialist Memolla i thotë se do e shlyejë ai faturën e debisë së energjisë elektrike në këmbim të votës, teksa punonjësit e OSHE-së kishin vajtur për t’ia ndërprerë.

Për Syri Televizion Hatixheja tha se askush nuk e ka paguar për ta nxjerrë atë video, pasi ndryshe nuk do jetonte në mjerim, me të ardhura nga një ndihmë sociale 10 mijë lekëshe, me 5 fëmijë të mitur në ngarkim.

Shpesh thotë Hatixheja i dërgon fëmijët pa ngrënë në shkollë, teksa Malvin 10 vjeç e kishte lënë mësimin, për tu kujdesur për të vëllanë 6 muajsh në dyert e Gjykatës. Ajo thotë se pas ngritjes së akuzës ndaj Edison Memollës, e vetmja gjë që pret është ndihma për tu larguar nga qyteti, ku jeton në një shtëpi të vjetër me qera.

Gjykimi i kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla ku janë të bashkëpandehur janë edhe Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku vijon teksa seanca e radhës do të mbahet më 8 maj në orën 12:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco