VIDEO/ Çollaku: SPAK ka frikë të përmed emrat e Edi Ramës, Erion Veliajt e Olsi Ramës

18:30, 18/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku në ‘Task Force” në Syri Tv, ku u diskutuan deklaratat e forta të kreut të PL-së, Ilir Meta, ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, u shpreh se në korridoret informative lakohet përditë arrestimi i Monika Kryemadhit, Ilir Metës, ndërsa Sali Berisha është në arrest.

Çollaku tha se SPAK nuk përmend emrin e Edi Ramës në rastin e dosjes Partizani, nuk përmend emrin e Erion Veliajt në rastin e inceneratorit të Tiranës apo 5D, nuk përmend emrin e Olsi Ramës në dosjen Xibraka, pra duket se dosjet vlerësohen jo nga faktet dhe provat, sipas deklarimeve të Altin Dumanit, por nga emrat.

“Ajo çfarë z. Meta deklaroi, si formë nuk është e përshtatshme për gjuhën e një Presidenti apo Kryeministri, por në përmbajtje duhet të kini parasysh faktin se SPAK duket se ka krijuar ndonjë department historie aty.

Çdo punë matet me rezultatet. Të dhënat e Krimeve të Rënda kanë qenë shumë herë më të mira se sa ajo që ka SPAK sot”, tha Çollaku.

Sipas tij, mburoja që shfaqet kur hetimi shkon drejt Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë i komplekson prokurorët e SPAK. “Nuk kanë shkuar asnjëherë në zyrat e tyre për të marrë prova dhe fakte”, tha Çollaku, duke shtuar se ato janë në pozicione që mund të prishin apo fshehin prova dhe fakte që mund t’I shërbejnë hetimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco