Syri Tv/ Bletas në Pogradec, i prekur nga shpopullimi

13:12, 18/04/2024
A+ Aa A-

Fshati Bletas në Pogradec po i shtohet numrit te zonave të shpopulluara dhe largimit masiv të të rinjve.

Ata pak banorë që kanë mbetur merren me bujqësi, por tregojnë se mungesa e ujit ka ulur prodhimin, madje ka nisur edhe tkurrja e krerëve të bagëtive për shkak se nuk ka fuqi punëtore

Mungesa e dorës së pushtetit lokal është e dukshme sapo shkel në këtë zonë rurale. Rruga për të shkuar drejt këtij fshati është e amortizuar e asfalti duket se i ka lënë vend gropave të cilat dëmtojnë automjetet e transportit apo edhe mjetet e banorëve të zonës.  

Banorët thonë se prej disa kohësh ka nisur investimi për ujin e pijshëm.

Të kontaktuat nga Syri Tv Njësia Administrative Çërravë shprehet se investimi sa i përket  rrjetit të ujësjellësit përfundon në muajin shtator ku përfiton Bletasi dhe 10 fshatra të Njësisë Administrative Çërravë ku firma kontraktuese ka për detyrë edhe rehabilitimin e rrugës e cila ka pësuar dëmtime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco