Aksidentet në punë, siguria e punëtorëve në rrezik

13:08, 18/04/2024
A+ Aa A-

Numri i aksidenteve në vendin e punës në Shqipëri rritet vit pas viti, edhe pse nga vendi largohen çdo vit e më shumë njerëz në moshë pune.

Në një intervistë për Syri Tv, eksperti i punësimit Erion Muça, teksa tregoi arsyet pse ndodhin aksidentet në punë, listoi edhe sektorët ku regjistrohen më shumë raste të tyre, teksa u ndal edhe në ankesat që ka më së shumti forca punëtore.

Vetëm në fillim të Muajit Prill dy punëtorë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë.

Por këto nuk janë rastet e vetme. Pavarësisht se nga Shqipëria largohen çdo vit e më shumë njerëz në moshë pune, numri i aksidenteve në punë, që përfundojnë edhe në fatalitete, rritet vit pas viti.

Aksidente dhe Vdekje nga vendi i punës

Viti 2022  176 punonjës të dëmtuar në vendin e punës, 34 prej tyre humbën jetën

Viti 2023  186 punonjës të dëmtuar në vendin e punës, 35 prej tyre humbën jetën

Për vitin 2023 janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa, sipas një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Mosdhënia e pagave në kohë, mospagesat e sigurimeve shoqërore apo të ditëve të festive, janë ankesat më të shumta që kanë punonjësit shqiptarë, të punësuar në shtet apo edhe në privat. Numri më i madh i denoncimeve me 64 % është në Tiranë, pasuar nga Vlora me  8%, Korça me 4%, Shkodra me 3%  dhe Gjirokastra e Dibra me nga 1% secila.

Ankesat e punonjësve shqiptarë në ISHPSHSH:

Mospagesë e pagave të prapambetura 177

Kërkesa për sqarime/interpretime ligjore 140

Cënim i marrëdhënieve të punës 129

Ndërprerje të marrëdhënieve të punës 110

Mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore 78

Ndonëse Shqipërisë i mungon industria e rëndë, raportet tregojnë se numri i personave që humbin jetën në vendin e punës për 100 mijë të punësuar është 1.4 herë më i lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco