Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS…

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS…

11:26, 18/04/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja lidhur me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë- Krujës, më 15 mars 2024.

Pretendimi i Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, të cilët pohuan se në makinën tip Golf kishte GPS, hidhet poshtë nga grupi hetimor. Madje të dy pretendonin se nuk është filmuar mjeti i tyre, por ishte makinë tjetër e ngjashme që ishte pjesë e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se në automjetin e sekuestruar nuk ka asnjë pajisje GPS dhe hetuesit kanë prova dhe materiale filmike që tregojnë se është e njëjta makinë që u përdor për ekzekutimin e Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës.

Burimet theksojnë se kjo makinë ka qenë edhe në vendin e ngjarjes, pra autorët përdorën dy mjete deri në afërsi të vilës. Pikërisht në këtë vend dyshohet se i kanë hequr targën makinës. Brenda këtij mjeti janë gjetur edhe prova të tjera, ndërkohë hetuesit po presin edhe përgjigjen e tabulateve telefonike.

Atentati

Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco