EMRAT/ Kultivim kanabisi, AMP arreston kryeplakun dhe djalin e tij

EMRAT/ Kultivim kanabisi, AMP arreston kryeplakun dhe djalin e tij

09:54, 18/04/2024
A+ Aa A-

Me urdhër të Gjykatës së Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga dy persona.

SYRI TV raporton se janë arrestuar kryeplaku i fshatit Pepsumaj në Vaun e Dejës dhe djali i tij 31 vjeçar, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për Ndue dhe Mark Fikun.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ekzekutoi urdhrin e prokurorit mbi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në bazë të hetimeve të thelluara nga AMP-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sa më sipër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfshirjes në këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike nga shtetasit: Ndue Fiku, 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorimit të detyrës“, Mark Fiku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim”, njofton AMP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco