Dosja ‘5D’, Hoxhaj: Drejtorët përfituan 30 mln euro, pse SPAK shmangu emrin e Veliajt

17:57, 29/03/2024
A+ Aa A-

Autori i emisionit Plug, gazetari i Syri Tv, Julian Hoxhaj, tha se pronarët faktikë të kompanisë ‘5D’  janë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Në një intervistë për Syri Digjital, kjo kompani u themelua sapo Qato dhe Molla u emëruan në postet kyçe në Bashkinë e Tiranës dhe është një rast i rrallë që një kompani pa një “CV” pati një bum të tillë, duke fituar tendera.

“U krijua nga Eduart Meta, e shiti në një moment kur kompania gjeneronte të ardhura. Meta ishte mik i Mariglen Qatos dhe ia sheti vjehrrit të vëllait të tij, që ishte furrtar. Ky person emëron një tjetër person që është nën hetim, të cilin e ble, dhe futet në 45 procedura tenderash.

Të gjitha tenderat, mbi 45 të tillë, me një vlerë totale mbi 30 mln euro, fitohen nga ‘5D’. SPAK ka arritur që të provojë se 15-20 tendera janë marrë nga Bashkia e Tiranës ose institucione në varësi të saj”, tha Hoxhaj.

Gazetari tha se referuar deklaratës së SPAK, shmanget emri i Erion Veliajt, njëlloj sit e inceneratorët.

“SPAK gjen shkeljet, thotë autoriteti kontraktor, në rastin konkret Bashkia e Tiranës, por nuk përmend emrin e Veliajt”, tha Hoxhaj. Ai tha se SPAK ka arritur në një institucion që konsiderohej si bunker dhe kjo është e mira, që SPAK i ka “prerë krahët” Erion Veliajt duke goditur drejtorët më të rëndësishëm të tij.

“Këta personazhe jo vetëm kanë marrë paratë e buxhetit të shtetit, pra fonde publike përmes një kompanie, por këta ishin njerëzit kryesorë të Veliajt në fushatën elektorale. SPAK ka arritur të zbërthejë vetëm një aplikacion privat, aty komunikonin dhe kishin habitatin e tyre të krijimit të të gjithë skemave për marrjen e fondeve”, tha Hoxhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco