Goditi me sende të forta në kokë 55-vjeçarin, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

Goditi me sende të forta në kokë 55-vjeçarin, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

22:22, 28/04/2024
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar me iniciale A. F. ka mbetur i plagosur me sende të forta në Korçë.

Shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve për SYRI-n, sherri ka filluar verbalisht, e më pas ka degraduar në dhunë fizike. Në vendngjarje nuk është gjetur sendi i fortë që mund të ketë përdorur autori.

Korçë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco