Akuza për shpërdorim detyre, Kryebashkiaku socialist i Libohovës do të gjykohet në GJKKO

Akuza për shpërdorim detyre, Kryebashkiaku socialist i Libohovës do të gjykohet në GJKKO

15:57, 29/03/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide do të gjykohet në GJKKO.

SPAK kërkoi që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qëndrojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të kthehet në Gjirokastër, siç ishte kërkesa e disa avokatëve.

Gjatë seancës prokurorja e SPAK Endeleda Millonai konstatoi pavlefshmërinë e disa akteve.

 Hide akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur mbante funksionim e shefit të krimeve në komisariatin e policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit.

Hetimi u krye nga ish-shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe prokuroria Gjirokastër. Hide u zgjodh kryebashkiak i PS në zgjedhjet lokale të 14 majit vitin e kaluar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco