SYRI TV/ Lejuan 37 ndërtime pa leje, dënohen zyrtarët e Bashkisë Lushnje

14:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

Dymbëdhjetë persona janë shpallur fajtorë pasi akuzohen se lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e bashkisë Lushnje, gjatë periudhës janar 2021- mars 2022.

Sipas një njoftimi për shtyp të prokurorisë së Fierit bëhet me dije se dy kryeinspektorë dhe dy inspektorët të IMT-së, dy policë dhe gjashtë persona të tjerë akuzohen për veprat penale "Shpërdorium detyre", Korrupsioni aktiv dhe "Ndërtim i paligjshëm". 

SYRI TV

25 raste të ndërtimeve të paligjshme janë evidentuar që nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 dymbëdhjetë raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T.

Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria.

Gjatë hetimeve është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupsioni, ku janë përfshirë dhe kanë pranuar vlera monetare, dy punonjës policie.

Si dhe i hiqen të drejtat për të ushtruar funksione publike për një periudhe tre vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco