U kapën duke transportuar armë në Rinas, lihen në burg 5 të ndaluarit

U kapën duke transportuar armë në Rinas, lihen në burg 5 të ndaluarit

14:29, 28/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Sabian Hasajn, Redi Nikën, Denis Hasajn, Denisa Halilajn dhe Mirjan Hasajn. Ata u arrestuan për trafikim të armëve teksa u kapën në Rinas ku po ktheheshin nga Shkodra në drejtim të Tiranës.

Asnjëri prej tyre nuk foli në gjykatë, teksa u mbrojtën nga avokatët.

Avokati i ish efektives së burgjeve Denisa Halilaj pretendoi se arrestimi është i paligjshëm dhe kërkoi masë më të butë sigurie se “Arresti në burg”, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Avokati tha se klientja e tij nuk ishte në dijeni të armëve që ndodheshin në makinë.

Kujtojmë se gjatë kontrollit në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet një valixhe brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë, por dhe krëhra e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco