Falsifikonin dokumentet e pronave, Apeli vendos masat e sigurisë për dy shtetas

Falsifikonin dokumentet e pronave, Apeli vendos masat e sigurisë për dy shtetas

16:04, 27/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ndaj shtetasit A.M. Ndërkohë për shtetasin F.T vendosi një masë më të butë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa më parë ishte caktuar ajo e arrestit me burg.

Këta shtetas dyshohen për veprat penale të “mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Ndaj personave të mësipërm nisi një hetim, bazuar në një kallëzim ku është pretenduar se nga disa persona përpilohen plane rivelimi, pa pasur arsimin apo tagrat e duhura ligjore dhe profesionale. Me këto plane rivelimi janë kryer regjistrimet e disa praktikave pranë ASHK Gjirokastër.

Nga personi nën hetim me inicialeA. M, i cili kërkoi ndryshimin e pjesëshëm të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butë atë të ‘”arrest në shtëpi”.

Nga personi nën hetim me iniciale F. T, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flangrancë dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë atë të ‘Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose garanci pasurore nëse gjykata e vlerëson të nevojshme.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Diamela Hoxha,  vendosi:  

Miratimin e vendimit me Nr. 21-2024-376 (87),date 02.03.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër me këtë ndryshim:

Caktimin ndaj shtetasit nën hetim F.T masën e sigurimit“Arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale”, njoftoi Gjykata e Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco